Site icon Telegrafi

Vince Vaughn nderohet me yll në ‘Hollywood Walk of Fame’

Vince Vaughn

Aktori, producenti dhe skenaristi Vince Vaughn, u nderua në ‘Hollywood Walk of Fame’ me një yll që mban tashmë emrin e tij.

Një vendas i Chicagos, Vaughn së pari tërhoqi vëmendjen e kritikëve dhe audiencës në hitin e Doug Liman, “Swingers”.

Shprehja e tij e shumë-përsëritur gjatë gjithë filmit “Ti je kaq para”, u bë pjesë e gjuhës popullore të mesit të viteve ’90.

Vince Vaughn

Aktori ka luajtur në një seri filmash komik si, “Dodgeball: A True Underdog Story”, “Wedding Crashers” dhe “Couples Retreat”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vince Vaughn

Vaughn së fundmi bëri paraqitje të përsëritura në “Curb Your Enthusiasm” si shoku i golfit Freddy Funkhouser. Shfaqja dihej se ishte improvizuese, ku secila skenë ishte vetëm një skicë e përafërt përpara se të fillonin xhirimet.

Vince Vaughn

Në ceremoninë e së hënës, Vaughn-it iu bashkuan gruaja dhe fëmijët, prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes dhe tha se ishte “shumë mirënjohës që u përfshi në këtë”.

I lindur më 28 mars 1970, në Minneapolis dhe i rritur në periferi të Chicagos të Buffalo Grove dhe Lake Forest, Vaughn tha se ndjehet sikur është rritur në Kaliforni.

Vince Vaughn

Vaughn bëri debutimin e tij profesional në një episod të vitit 1989 të dramës televizive “China Beach”. Roli i tij i parë në film erdhi në dramën e futbollit të vitit 1993 “Rudy”.

Ai u përfshi edhe në filma të tjerë si: “The Lost World: Jurassic Park”, “Into The Wild”, “The Internship”, “The Breakup”, “Four Christmases, dhe “Hacksaw Ridge” etj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version