Telegrafi

Vince Vaughn arrestohet për vozitje në gjendje të dehur

(Foto: Getty Images)

Vince Vaughn është arrestuar në Kaliforni për shkak të vozitjes në gjendje të dehur.

Sipas TMZ, aktori është kapur nga policia në orët e hershme të mëngjesit të të dielës në Manhattan Beach.

(Foto: Getty Images)

Një burim ka thënë se ai ishte ndalur në një pikë kontrolli teksa ishte duke vozitur së bashku me një pasagjer tjetër.

Konfirmimin për një arrestim e ka bërë edhe policia e Manhattan Beach duke mos e treguar identitetin e të arrestuarit.

“Qëllimi i pikës së kontrollit është që të promovojmë sigurinë publike, ta rritim vetëdijen për rrezikun që shoqërohet nga dehja dhe vozitja dhe të pengojmë vozitjen jo të rregull dhe të pa licencuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Foto: Getty Images)

Akoma nuk janë publikuar detajet e arrestimit të Vaughn, i cili do të qëndrojë 24 orë në paraburgim.

Nëse akuzohet për vozitje në dehje të dehur, kjo do të jetë akuza e parë e këtij lloji për aktorin 48-vjeçar.

Vaughn është më së shumti i njohur për rolet komike dhe dramatike, në filmat, si “Wedding Crashers” e “The Break-Up”. /Telegrafi/