Kur njoftoi dy muaj më parë se dëshironte të luante një sezon tjetër, ishte e qartë se Vince Carter do të bëhej lojtari i ri i rekordeve në NBA nëse gjen një klub të interesuar për 42-vjeçarin.
Kërkimi vazhdoi për më shumë se një muaj, dhe tani është zyrtare – basketbollisti kthehet në Atlanta Hawks, ku luajti sezonin e kaluar.
Për basketbollistin legjendar do të jetë sezoni i 22-të në NBA, duke ndarë me Robert Parishin, Kevin Willisin, Kevin Garnettin dhe Dirk Nowitzkin, me të cilët ndau vendin e parë në renditjen e të gjitha kohërave.
Vince Carter is returning to the Hawks, a league source tells @wojespn.
If he plays in a game after January 1, 2020, he will be the first player in NBA history to play in 4 different decades. (via @EliasSports) pic.twitter.com/v9zZ6yY7xS
— ESPN (@espn) August 5, 2019
Nëse do të jetë aktiv pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, ai do të bëhet lojtari i parë në histori që do ta zgjasë karrierën në katër dekada. Ai debutoi në vitin 1999 si lojtar i Toronto Raptors. Carter luajti 76 ndeshje në sezonin e kaluar, mesatarisht ishte 17.5 minuta në parket dhe shënoi 7.6 pikë.
Edhe pse do të bëhet lojtari më në moshë që është aktiv në NBA, Carter nuk do të jetë më i moshuari. Ai aktualisht është i pesti në renditjen e të gjitha kohërave dhe do të kalojë Dikembe Mutombon në vendin e katërt në fillim të sezonit. Kur të përfundojë sezoni, Carter do të jetë i moshuar 43 vjeç dhe 80 ditë.
Ndryshe, lojtari më i moshuar në historinë e NBA ishte Nat Hickey, i cili e bëri për vete atë rekord në vitin 1948, kur u paraqit në dy ndeshje para ditëlindjes së 46-të. /Telegrafi/