Telegrafi

Vin Diesel për Paul Walker: Shihemi sërish (Foto)

Që nga vdekja tragjike e aktorit Paul Walker në vitin 2013, kolegu i tij po ashtu aktor, Vin Diesel, nuk ka ndaluar asnjëherë së shprehuri dhimbjen që ndjen për të dhe sa shumë i mungon.

Sot ai në Instagram e ka postuar një fotografi ku Paul shihet duke e shikuar me buzëqeshje, ndërsa në mes tyre është mbishkrimi “Shihemi sërish”, shkruan KlanKosova.

Diesel dhe Walker përveçse kanë qenë kolegë në filmin The Fast and the Furious, ata janë shquar edhe për miqësi të ngushtë jashtë ekraneve.