Telegrafi

Vin Diesel fotografohet gjatë pushimeve me barkun e lëshuar, fansat mbeten të shokuar se si ka rënë nga forma e mirë fizike

Vin Diesel shfaqi me krenari ‘barkun e tij’ ndërsa shoqërohej me Zoe Saldana dhe burrin e saj Marco Perego në jahtin e tij luksoz në Portofino, Itali, të shtunën.

Aktori 54 vjeçar, të cilit iu bashkua edhe e dashura e tij Paloma Jiménez, ka thënë më parë se ai bën tolerime në ushqim sepse është larg kamerës, shkruan DailyMail.

Ylli i “Fast and the Furious” më parë pranoi se ishte në gjendje të fshinte komentet negative të trupit sepse fiziku i tij i tonifikuar është vlerësuar për vite me radhë, pasi ai deklaroi: “Unë kam trupin më të mirë në New York City për dekada me radha”.

Duke u relaksuar në kuvertë, Vin, merrte rreze diellit ndërsa u pa i zhveshur, ndërkohë që aktorja e “Mad Max”, Paloma, 38 vjeçe, mbante një mbulesë prej sateni me stil.

Zoe, 43 vjeçe, kishte veshur një bluzë të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa artisti 42-vjeçar Marco kishte veshur gjithashtu një bluzë të bardhë.

Vin, i cili luan së bashku me Zoe -n në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Avatar”, dukej në humor të mirë para se të qetësohej në ujë.

Ylli i “Riddick” kishte veshur një palë mbathje të bardha noti, ndërsa tregonte pa hezitim trupin e tij.

Kjo paraqitje e tyre vjen pasi grupi shijuan së bashku një darkë shumë në fshatin bregdetar të premten, një ditë pasi Zoe bëri një paraqitje glamuroze e veshur me një fustan të kuq të markës ‘Dolce & Gabbana’ në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten mbrëma.

Ylli i “Guardians Of The Galaxy” dukej më tërheqëse se kurrë, teksa rrezatonte pranë Marcos para se të shkonte për të parë dramën e re të Paolo Sorrentino, “God’s Hand” në festivalin prestigjioz.

Në vitin 2015, Vin iu kundërpërgjigj disa komenteve për dhjamosjet e majme, duke thënë se ai kishte trupin më të mirë në New York për dekada të tëra.

Ylli i “Fast and the Furious” pranoi se ai ishte në gjendje të fshinte komentet negative për trupin e tij sepse pamje e tij zakonisht është vlerësuar prej vitesh.

Duke folur për revistën “Complex”, ai tha: “Jam një baba i cili bëhet viral për fizikun e tij. Si me të vërtetë? Dua të them, a) nuk kam pse të jem para kamerës për disa muaj dhe b) me të vërtetë jam baba”.

“Unë jam mirë sepse kam pasur trupin më të mirë në New York për dekada të tëra. Nuk ka dashuri të humbur atje për mua. Unë këndoj në Facebook-un tim. Ju nuk bëheni më të rrezikshëm se kaq, apo jo? Unë isha një kërcimtar në moshën 17 vjeçare. Unë ndonjëherë luaj role të njerëzve të shëndoshë”, tha ai. /Telegrafi/