Telegrafi

Vin Diesel falënderon Paul Walker për inspirimin që i dha për muzikë

Paul Walker dhe Vin Diesel (Foto: DailyMail)

Vin Diesel dhe Paul Walker kanë ndër dyshja më e preferuar në filmin “Fast and Furious”.

Pasi Walker ndërroi jetë, Diesel duket se ka gjetur inspirimin adekuat për të filluar me projekte muzikore, shkruan Daily Mail.

Ditë më parë ai lansoi këngën “Days Are Gone”, në të cilën përmendi edhe kolegun e tij të ndjerë.

53-vjeçari në një intervistë për People ka treguar për tranzicionin e tij prej filmave në muzikë.

“Më kujtohet në Londër kur Paul thoshte se njerëzit janë të koncentruar kur ti këndon. Mos u ndal së kënduari, ti e di që ke diçka speciale”, është shprehur ai.

Ai po ashtu pati rastin të përmend se nuk mund të fokusohet në maksimum për prodhimtaritë e tij, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/