Aktori i “Fast & Furious”, Vin Diesel, ka debutuar me këngën e tij të parë të titulluar “Feel Like I Do” në bashkëpunim me producentin nga Norvegjia, Kygo.
Vin njëherësh ka promovuar këngën në emisionin “The Kelly Clarkson Show”, pasi u lansua në Spotify dhe Apple Music të premten.
Kënga u publikua në labelin e Kygos, “Palm Tree Records”, me Diesel që e quajti DJ-në si ‘një prej njerëzve që ka besuar që nga fillimi tek ai’.
https://www.youtube.com/watch?v=1V2sPyI0NiY&ab_channel=MatrixSound
Diesel po ashtu ka bërë një video të shkurtër për Clarkson, përmes të cilës tregoi se si ka ecur kjo këngë e re.
“Jam shumë i nderuar të debutoj me këngën time në shoun e juaj pasi qysh kur ke fituar “Idol”, je akoma po e njëjta që ke ruajtur origjinalitetin”, tha ai. “Unë natyrisht në këtë vit nuk mund të jem në ndonjë xhirim të filmit, siç e dini që është e pamundur, por kam një gjë tjetër kreative. Një gjë tjetër që unë e ndaj prej zemrës”.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram, Vin Diesel shtoi: “Për një kohë të gjatë, ju kam premtuar që do të publikoj këngë të re, i inkurajuar nga ju, të bëj gjëra të tjera”.
Më herët, fansat e kanë parë atë duke interpretuar këngë të Rihannas, Sam Smith, Beyonce dhe Bill Withers. /Telegrafi/
The virtual Kelly Clarkson Show audience members awkwardly dancing to Vin Diesel’s new song is the funniest thing I’ve seen in weeks. pic.twitter.com/eI0BEuNSPN
— Josh Kurp (@JoshKurp) September 25, 2020