Site icon Telegrafi

Vimeo lanson kanalin për video holografike

Vimeo ka reputacion për shtyrjen e kufijve të teknologjisë së videos në një përpjekje për tu dalluar dhe tani po shkon një hap më tej. Shërbimi filloi kohët e fundit një kanal të dedikuar vetëm për video holografike.

Ju do të keni nevojë për një nga ekranet holografike të kompanisë Looking Glass, por rezultati është ajo që do të shpresonit: video pa syze me një ndjenjë të lartë thellësie. Ndërsa klipet që do të shihni janë aktualisht demo, kompania mund të sjell së shpejti klipet holografike.

Prodhuesit mund të ngarkojnë videon e tyre holografike, dhe Vimeo ka një tutorial për të ju mësuar se cilat hapa ti ndjekni.

Sfida – që nuk është befasi, është sigurimi i një ekrani holografik në radhë të parë. Looking Glass lanson ekranin e tyre holografik 8,9 inç në dhjetor për 399 dollarë, por vetëm për mbështetësit e iniciativës që e mbështetën atë financiarisht.

Për të gjithë të tjerët, do të duhet të presim për lansimin e përgjithshëm në një çmim prej 600 dollarë. Kjo mund të jetë praktike nëse jeni një krijues 3D i cili dëshiron një mënyrë të shfaq punën, por është shumë për të shpenzuar nëse jeni një përdorues i përditshëm i cili dëshiron të shohë disa efekte holografike.

Për më shum, është një vështrim në atë që video mund të jetë në të ardhmen se sa diçka që ju largon nga shërbimet si YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version