Nëse qytetarëve të Greqisë i’u duhet garanci shtesë, atëherë Maqedonia mund të bëjë ndryshimin të Kushtetutës së bashku me ndryshimet kushtetuese gjatë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri sot e sqaroj qëndrimin e tij në intervistën për Radio Evropa e Lirë duke theksuar se Maqedonia nuk ofrohet ta ndryshoj Kushtetutën, por se është vetëm një zgjidhje e mundshme në negociata.
Kryeministri Zaev edhe më tej është optimist se kontesti me emrin mund të zgjidhet para samitit të Bashkimit Evropian në qershor. Optimizmi i tij nuk e ndajnë mediat greke. Gazeta “To Vima” në analizën e fundit shkruan se zgjidhja po largohet ashtu siç po kalon koha.
Sipas gazetës të dyja palët kanë filluar të mendojnë vetëm mirë për skenarët, por edhe për përmirësimin siç thuhet, loja është transferuar tek fajtori, duke theksuar se afati për zgjidhjen kalon në verë duke pasur parasysh se nga vjeshta të dyja palët hyjnë në një atmosferë parazgjedhore.
Sipas To Vima, afati i fundit për të cilën Tsipras është i gatshëm që të qëndroj në procesin e bisedimeve është takimi BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 17 maj në Sofje. /Telegraf/