Site icon Telegrafi

Vilma Ruskovska zgjedhet shefe e Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Këshilli i Prokurorëve Publik sot e ka zgjedhur Vilma Ruskovskën, për shefe të re të Prokurorisë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup.

Vilma Ruskovska, përveç rastit të 27 prillit i ka udhëhequr edhe hetimet për “Lagjen e Trimave”, “Syri i gjarprit” dhe “Detonator”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik janë zgjedhur edhe shefat e Prokurorisë së Lartë në Shkup – Mustafa Hajrullahu, Prokurorisë së Lartë në Gostivar – Islam Abazi, Prokurorinë Themelore të Velesit – Gordana Todorova, Prokurorinë e Kavadarit – Elizabeta Misheva dhe në Prokurorinë Themelore të Manastirit është zgjedhur Lile Tasevska./Telegrafi/

Exit mobile version