Andres Villas Boas është trajneri i fundit që i është bashkuar Superligës Kineze.
Trajneri portugez është emëruar trajneri i skuadrës Shanghai SIPG, duke zëvendësuar në këtë post trajnerin e mirënjohur, Sven Goran Erikson.
Megjithatë, portugezi është vetëm njëri nga trajnerët e mëdhenj që ia janë bashkuar skuadrave kineze, pasi në kampionatin e tyre ka plot të tillë, shkruan Telegrafi.
Ish-trajneri i Villarrealit, Real Madridit dhe Manchester Cityt, Manuel Pellegrini është njëri ndër ta, pasi udhëheq skuadrën Hebei China Fortune, po ashtu edhe Alberto Zaccheroni, i cili më parë ka drejtuar skuadrat e mëdha italiane, Inter, Milan e Juventus, ndërsa tani është trajneri skuadrës Beijing Guoan.
Tjerë të mëdhenj janë edhe fituesi i Bundesligës me Bayernin e Wolsburgun, Felix Magath, i cili tani drejton skuadrën e Shandong Luneng dhe spanjolli Gregorio Manzano që udhëheq Shanghai Shenhuan, teksa më parë drejtonte Atletico Madridin, Sevillë e Mallorcan. /Telegrafi/
Trajnerët e tanishëm të Superligës Kineze:
Andre-Villas Boas – Shanghai SIPG
Manuel Pellegrini – Hebei China Fortune
Alberto Zaccheroni – Beijing Guoan
Felix Magath – Shandong Luneng
Gregorio Manzano – Shanghai Shenhua