Trajneri portugez Andre Villas-Boas, beson që Juventusi do të rikthehet ndaj Tottenhamit, pasi sipas tij në Wembley nuk ka atmosferë.
Bianconerët ishin duke fituar 2-0 në ndeshjen e parë, ndërsa anglezët u rikthyen në lojën me d gola, duke e mbyllur ndeshjen 2-2.
“Juve ka më shumë eksperiencë dhe lojtarë që kanë luajtur në këto nivele”.
“Tani ata duhet ë fitojnë ose të barazojnë 3-3. Nuk është e pamundur, por do të jetë shumë e vështirë, pasi që Tottenham po kalon një periudhë të mirë, luajnë lojë fizike dhe mund të bëjnë probleme”.
“Në Torino, Juventusi hasi në vështirësi në mbajtjen e topit që e zotëruan anglezët”.
“Në shtëpi ata vuajtën, por më lehtë do ta kenë si mysafirë, pasi që Wembley është një stadium i jashtëzakonshëm, ku atmosfera e krijuar nuk dëgjohet në fushë dhe fansat nuk mund të bëjnë presion”.
“Nuk është e pamundur për Juventusin, por Tottenhami janë skuadër e organizuar dhe do të mundohen të luajnë me topin ashtu siç bënë në Torino”, ka thënë Villas Boas.
Ndeshja me Tottenhamit dhe Juventusit do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme nga ora 20:45. /Telegrafi/