Andre Villas-Boas e pranon se Italia i duket interesante dhe se gjatë viteve ka pasur kontakte me Interin dhe Romën.
41-vjeçari u bë i famshëm në Porto para se të kalonte te Chelsea, pastaj te Zenit St Petersburg e Tottenham Hotspur.
Megjithatë, ai mbetet pa punë që nga viti 2017 kur u largua nga Shanghai SIPG.
“Italia padyshim më intereson”.
“Nga pikëpamja taktike është një nga ligat më të vështira. Gjatë viteve më kishte kontakt Interi, Romën dhe klubet e tjera”.
“Po kurrë nuk arritëm të kemi negociata të vërteta, kjo pasi unë kam ose qenë i lidhur me një klub tjetër ose nuk jemi pajtuar me projektin”, ka thënë Villas-Boas.
Ai njihet në Itali pasi ka qenë asistent i Jose Mourinhos në Inter. /Telegrafi/