Telegrafi

Villarreali turpëron Lazion

Pires filloi serinë e golave që në fillim të ndeshjes (2’), ndërsa shumë shpejtë Nëndetësja e Verdhë trefishoi rezultatin me golat e Cani (13’) dhe sërish Pires (15’).

Mauro Zarate ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 73-të, ndërsa Giuseppe Rossi vendosi rezultatin përfundimtar (83’).

Pas kësaj fitoreje, Villarreali barazohet me pikë me Lazion, dhe në dy xhirot e mbetura këto dy skuadra do të luftojnë për një vend që dërgon në fazën e ardhshme të Europa League.

Ndeshja tjetër e Grupit G, e zhvilluar ndërmjet Levski Sofia dhe Salzburgut, ka përfunduar me fitoren minimale të austriakëve të cilën tashmë e kanë siguruar kualifikimin me katër fitore në katër ndeshje. /Telegrafi/