Kapiteni i Villarrealit, Bruno Soriano pajtohet se do të jetë e vështirë të fitohet ndaj Real Madridit por thotë se ky është synimi i ekipit nga El Madrigal.
Mesfushori kthehet nga suspendimi të mërkurën për duelin ndaj Real Madriodit dhe ai flet mjaft i motivuar.
“Nuk mendoj se kemi fituar ndonjëherë atje dhe kjo nuk është qesharake. Eshtë një gjë që duhet të ndryshohet. Unë nuk do të doja të mbaroj karrierën pa e menduar se kam fituar me këtë ekip në Bernabeu”.
“Unë kuptoj njerëzit dhe e di se do jetë vështirë, por kjo më motivon. E qartë që është e vështirë, por jo e pamundur. Kjo është ndeshje kryesore për të, por edhe për ne është me rëndësi”.
“Ne kemi vit të mirë dhe duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve e në garat evropiane, kështu që fitorja vlen shumë edhe për ne”, u shpreh Soriano. /Telegrafi/