Telegrafi

Villarreali shënon fitoren e parë të sezonit

Takimi i zhvilluar të dielën në El Madridgal, ndërmjet Villarrealit dhe Malagas, ka përfunduar me fitoren e Nëndetëses së Verdhë me rezultat prej 2-1.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Nilmar (27’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (45’), mysafirët barazuan rezultatin me golin e Luque.

Fitoren Villarrealit ia solli Capdevila, i cili shënoi në minutën e 56-të, pasi që deri në fund të takimit nuk u shënuan gola të tjerë.

Me këtë fitore, Villarreali ngritët nga vendi i fundit në vendin e shtatëmbëdhjetë, në luftën për të siguruar mbijetesë, ose diçka më shumë, pasi që a shumë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit. /Telegrafi/