Telegrafi

Villarreali mposht Atleticon

Diego Godin kaloi vendasit në epërsi (22’), për të dyfishuar Giuseppe Rossi (44’), dhe me rezultat 2-0 përfundoi gjysma e parë.

Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit arritën ta zbusin epërsinë në 2-1, me golin e Sergio Agueros (64’), ndërsa kjo ishte krejt çka mundën të bëjnë deri në fund të ndeshjes.

Kjo fitore i jep shpresë Villarrealit që sezonin e ardhshëm të luajë në Europa League, ndërkohë Atletico duhet të bëjë më shumë në pesë javët e mbetura nëse dëshiron të luajë në Evropë. /Telegrafi/