Skuadra e La Ligës, Villarreali, ka konfirmuar që skuadra e tyre e parë do të marrë një ulje të pagave prej 20 për qind, nëse sezoni 2019-20 anulohet.
Klubi spanjoll ka qenë në negociata me lojtarët e ekipit të parë ditëve të fundit për të krijuar një plan financiar nëse sezoni do të anulohet shkaku i coronavirusit.
Sipas gazetës spanjolle Marca, tani është arritur një marrëveshje midis të dy palëve.
Klubi ka konfirmuar se nuk do të bëjë kërkesë në ERTE, një skemë që siguron mbështetje financiare nga qeveria për punonjësit e klubit përkohësisht gjatë pandemisë.
Barcelona dhe Atletico Madridi të dy klubet kanë aplikuar për këtë skemë, me lojtarët gjithashtu që dhurojnë para për të mbështetur pagat e stafit që nuk luajnë.
La Liga aktualisht është pezulluar pafundësisht si pjesë e një mbylljeje të përgjithshme të futbollit në të gjithë Evropën, ndërsa Villarreali renditet i teti në tabelë.
Presidenti i ligës, Javier Tebas ka deklaruar se liga po punon për një datë rikthimi, u fundi i majit dhe fillimi i qershorit po konsiderohen. /Telegrafi/