Telegrafi

Villarreali kërkon Keirrison

Braziliani është liruar nga huazimi te Fiorentina dhe është rikthyer përsëri te Barcelona. Kjo e fundit është e gatshme ta dërgojë atë përsëri në huazim dhe Santos tashmë ka shprehur interesimin.

Por, Tuttosport shkruan se Villarreal po ashtu është i interesuar për sulmuesin me Giuseppe Rossi që pritet të largohen gjatë kësaj vere. /Telegrafi/