Villarreali ka arritur të marr një pikë ndaj Barcelonës në barazimin 4-4, në një ndeshje që kishte gjithçka brenda saj.
Barcelona shënoi dy herë që në fillim të ndeshjes, duke dhënë përshtypjen që kjo ndeshje do të mbyllet lehtë.
Coutinho shënoi në minutën e 12-të dhe Malcom në minutën e 16 për t’i dhënë Barcës një epërsi solide.
Chukëueze shënoi për 2-1 duke e hapur ndeshjen, rezultat që u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Ekambi barazoi ndeshjen në minutën e 50-të.
Ernsto Valverde e futi Lionel Messin në lojë, pasi që ishte në bankë deri në ato momente.
Iborra shënoi për 3-2 dhe Bacca për 4-2, duke i dhënë pak shpresa Barcelonës.
Por kur e ke Messin dhe Suarezin në skuadër gjithçka është e mundur.
Të dy shënuan nga një herë për ta barazuar rezultatin në 4-4.
Pas këtij barazimi Barcelona ka 70 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TB3nwcS8tFA