Telegrafi

Villarreali dëshiron Gagon

Argjentinasi për pak nuk u transferua në Ligën Premier me Manchester Cityn që dështoi ta transferojë atë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Gago së fundi është lidhur me një rikthim në Argjentinë te Boca Juniors, megjithatë mediat spanjolle shkruajnë se Villarreal është i vendosur ta transferojë atë në sezonin e ardhshëm./Telegrafi/