Telegrafi

Villarreal shënon fitore 27-0 në miqësore

Trajneri i ri Ernesto Valverde luajti dy 11-she të ndryshme në secilën pjesë, por që të dyja ishin efektive. I riu Jonathan Pereira shënoi jo më pak se shtatë gola, derisa shokët e tij të sulmit Joseba Llorente dhe Ruben Marcos që të dy gjetën portën nga katër herë.

Ish-trajneri i Espanyolit, Valverde, ende është në kërkim të gjetjes së 11-shes më të mirë, duke aplikuar një formacion 4-2-3-1 në pjesën e parë, dhe pastaj duke iu kthyer formacionit 4-4-2 në pjesën e dytë.

Përgatitjet e Villarrealit për sezonin e ri do të vazhdojnë të mërkurën, kur ata do të përballen edhe me një ekip tjetër regjional, Vilamalla.

Villarreali përfundoi në pozitën e pestë në edicionin e sezonit të fundit në La Liga, duke humbur shansin për të garuar në Ligën e Kampionëve në ditën e fundit ndaj rivalit Atletico Madrid.

Për Villarrealin këtë verë ka nënshkruar edhe një kosovar, sulmuesi 18-vjeçar nga Gjakova, Egzon Kuqi.