Telegrafi

Villarreal kërkon zëvendësim për Senna

Mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e Villarrealit e dinë se 33-vjeçari nuk do të qëndrojë përgjithmonë te klubi aktual dhe janë duke planifikuar të sjellin një mesfushor të ri për sezonin e ardhshëm.

Në mesin e emrave që përmenden si zëvendësime është mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, edhe pse Villarreal vështirë se mund të ketë ndonjë ofertë për të transferuar italianin./Telegrafi/