Telegrafi

Villarreal interesohet për Marquez

Kapiteni i kombëtares së Meksikës dëshiron ta zgjidhë të ardhmen e tij pas Kupës Botërore dhe është lidhur me një kalim në Galatasaray dhe në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Por sportivja Cadena Ser shkruan se presidenti i Villarreal, Fernando Roig, po ashtu është i interesuar dhe shpreson të nënshkruajë me Marquez për një çmim të ulur gjatë verës. /Telegrafi/