Villarreali dhe Barcelona kanë barazuar 4-4 në një ndeshje që kishte gjithçka brenda saj.
Barcelona udhëhoqi me dy gola, por Villarreali shënoi katër herë.
Në fund katalunasit me Messin dhe Suarezin arritën ta barazojnë rezultatin në 4-4.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë Luis Suarez me 8.8.
Malcom u notua me 8.3 pasi edhe ai bëri ndeshje të mirë, sikurse Vidal.
Messi edhe pse u inkuadrua, mori notën 7.5.
Te Villarreal lojtari më i dalluar ishte Chukwueze me 8.2. Pas tij erdhi Cazorla me 8.0. /Telegrafi/