Telegrafi

Villarreali i frikësohet Liverpoolit

Trajneri i Villarrealit, Marcelino Garcia Toral, para ndeshjes gjysmëfinale me Liverpoolin ka pranuar para mediave se skuadra angleze është favorite në këtë takim.

Ai i sheh favorit pasi që anglezët kanë traditë në garat evropiane.

“Liverpooli është favoriti kryesor për ndeshjen e së enjtes. Për shkak të klubit traditës dhe shumë gjërave tjera”.

“Megjithatë, ne nuk ndihemi inferior. Ne do të mundohemi të japim gjithçka nga vetja në këto dy ndeshje. Deri këtu kemi bërë rrugë të gjatë, të cilën duam ta vazhdojmë”, ka thënë Marcelino Garcia Toral.

Ndeshja Villareal – Liverpool zhvillohet sot (e enjte) nga ora 21:05. /Telegrafi/