Roma ka arritur një fitore tejet të lartë në udhëtim te Villareal.
Skuadra italiane ka tmerruar vendasit duke i mposhtur me rezultat të thellë 0-4.
Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre gola.
Falë paraqitjes spektakolare, Dzeko ka marrë notë maksimale (10.0).
Ndërkohë paraqitje brilante kishte edhe mbrojtësi i majtë, Emerson Palmieri që u notua (8.5).
Tek vendasit nota më e dobët shkoi për mbrojtësin Ruiz (5.5), i cili nuk mundi të fitoi asnjë duel me Dzekon.
Gjithashtu notë të dobët (5.6) mori edhe portieri spanjoll Sergio Asenjo. /Telegrafi/