Telegrafi

Villa: Valencia duhet të vazhdojë të fitojë

Valencia ka një fillim të shkëlqyeshëm duke fituar në dy ndeshjet e para, ndërsa kundërshtar i ardhshëm i këtij ekipi është Sporting Gijon, të cilin takim Villa shpreson se do ta fitojë.

“Kemi një fillim të mirë, por duhet ta ruajmë dëshirën për të fituar dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë. Pikët janë të njëjta pavarësisht kundër kujt do të fitoni. Ne kemi gjashtë nga gjashtë pikët e mundshme dhe do të ishte shkëlqyeshëm të kemi nëntë, nga nëntë të mundshmet”, ka thënë Villa.

“E dimë se mund ta ruajmë ritmin për shkak të potencialit që kemi në ekip, me shumë lojtarë që mund të shënojnë gola, siç është treguar në sezonin e kaluar”, thotë më tej spanjolli.