Telegrafi

Villa trondit Liverpoolin

Një autogol nga Lucas Leiva pas më shumë se gjysmë ore lojë (34’), u pasua nga një gol tjetër i shënuar nga Curtis Davies pak para pauzës, për t’i dhënë epërsinë e dyfishtë ekipit mysafir që në pjesën e parë të ndeshjes.

Fernando Torres shënoi një gol kur kishin mbetur edhe 20 mintua nga fundi i kohës së rregullt, por pas vetëm një minute, kapiteni Steven Gerrard iu dha një penalti mysafirëve, derisa nga pika e bardhë i saktë ishte Ashley Young.

Portieri i Villas, Brad Friedel, bëri disa ndërhyrje të rëndësishme më vonë, për të ruajtur fitoren e mysafirëve.

Pas tre ndeshjeve të para në Ligën Premier, Liverpooli mbledh vetëm tri pikë, po aq sa Aston Villa.