Telegrafi

Villa shtrohet në spital

Nuk dihet kohëzgjatja e mungesës së 31-vjeçarit, por sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të luajë në fundjavë ndaj Granadas.

“Stafi mjekësor i klubit bën të ditur se David Villa është dërguar në spital për shkak të një infeksioni kolik të veshkave. Lojtari do t’i nënshtrohet trajtimit për gurrëz në veshka në orët në vazhdim”.

“Në këtë moment, David Villa është në dyshim për ndeshjen kundër Granadas gjatë të shtunës”, thuhet në deklaratën e skuadrës spanjolle. /Telegrafi/