Telegrafi

Villa shpreson të jetë i gatshëm kundër Barcës

Villa u lëndua gjatë ndeshjes së Los Che kundër Racing Santander, dhe si pasojë e këtij lëndimi ai nuk do të luajë për Spanjën në ndeshjet kualifikuese kundër Armenisë dhe Bosnjës.

“Ka mjaft kohë. Shpresoj të jem aty kundër Barcelonës. Duhet të punoj çdo ditë për ta realizuar këtë qëllim, por unë pres që të rikuperohem”, ka thënë Villa për “Sport”.