Telegrafi

Villa ringjall interesimin për Rodallega

Me John Carew që kërkon siguri për të ardhmen e tij dhe me sulmuesin anglez Emile Heskey i cili vazhdimisht lidhet me një largim nga Villa Park, një sulmues i ri mbetet prioritet për trajnerin Martin O’Neill.

O’Neill është një admirues i kamotshëm i Rodallega dhe mediat angleze raportojnë se ai do të përpiqet ta transferojë sulmuesin kolumbian gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/