Telegrafi

Villa lëshohet nga spitali

“David Villa është pranuar të hënën në Spitalin e Barcelonës, për shkak të një kolike renale (formë e dhimbjes abdominale, si pasojë e problemeve me veshka)”.

“Lojtari i është nënshtruar trajtimit të duhur për të larguar gurët në veshka të martën dhe tashmë është lëshuar nga spitali”.

“Villa do të rikthehet në stërvitje këtë të mërkurë dhe mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Granadas”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Barcelona. /Telegrafi/