Telegrafi

Villa: Kam vendosur, do të mbetem në Valencia

Sipas Superdeporte, saga e transferimit të David Villas tashmë është e përfunduar, pas një bisede telefonike që sulmuesi e ka zhvilluar me presidentin e klubit.

Duke marrë parasysh se Ibrahimovic është në prag të transferimit në Barcelona, ishte e parashikueshme se David Villa do të mbetej në Mestala.

“Unë e kam marrë vendimin, do të mbetem në Valencia”, raportohet se i ka thënë Villa presidentit të klubit gjatë telefonatës së mbrëmshme.

Villa dhe Llorente po ashtu janë marrë vesh të zhvillojnë edhe një takim gjatë javës së ardhshme, pas të cilit do të dalin edhe në një konferencë të përbashkët shtypi.

Besohet se në Valencia për Villan kanë arritur katër oferta, nga Chelsea, Manchester City, Barcelona dhe Real Madridi, edhe pse ofertat nga Premier League ishin më të pasura, sulmuesi kishte thënë se dëshironte të qëndrojë në Spanjë.