Telegrafi

Villa i jep fitoren Valencias

Mysafirët spanjoll kaluan të parët në epërsi me anë të golit të Bruno Saltor në fund të pjesës së parë të takimit, por Hernan Crespo barazoi gjithçka pas gjashtë minutash në pjesë të dytë.

Por pavarësisht presionit, ekipi nga Serie A dështoi të nxjerrë pikë nga ky takim. Ishte David Villa ai që ia solli fitoren Valencias. Sulmuesi spanjoll së pari huqi nga penaltia (85’), por e përmirësoi gabimin duke shënuar në lojën shtesë të ndeshjes./Telegrafi/