Telegrafi

Villa: Barcelona klubi më i mirë për mua

Kalimi i Villas prej 40 milionë euro nga Valencia për në radhët e kampionit të Spanjës u konfirmua dje nga të dyja klubet.

“Për një kohë të gjatë Barcelona ka treguar se dëshiron të nënshkruajë me mua. Shumë mesazhe më janë dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë. Nga jashtë, mendoj se ai është klubi më i mirë ku mund të shkoj”, ka thënë Villa.

Villa pritet të zbulohet si lojtar i Barcelonës nesër në mesditë. /Telegrafi/