Telegrafi

Vilën si në përralla nuk e blen askush, është e “mallkuar” (Foto)

Një vit më parë ndërroi jetë këngëtarja dhe prezantuesja britanike, Cilla Black. Si pasojë shtëpia e saj doli në shitje, por deri tani askush nuk pranon që ta blejë.

Vila përrallore ka tetë dhoma gjumi dhe 5 tualete, pishinë të brendshme, kopsht dhe fushë tenisi.

Çmimi i saj është 4.4 milionë funte, por nuk është kjo arsyeja se përse prej një viti nuk ka asnjë ofertë për të, transmeton shekulli.

Më herët, vetë prezantuesja thoshte se shtëpia ishte e mallkuar, ku sipas saj, aty endet fantazma e fëmijës së një shërbëtoreje që ka jetuar në fillim të shekullit të 20-të.