Telegrafi

Vildane Zeneli në lidhje me Jon Gjebrea? – Dyshja demantojnë lajmet që qarkullojnë në rrjet

Vildane Zeneli dhe Jon Gjebrea Foto: Instagram

Në rrjet kohëve të fundit kanë qarkulluar lajmet se modelja e njohur, Vildane Zeneli, është në lidhje me djalin e Ardit Gjebreas, Jonin.

Po ashtu thuhej se ky i fundit është ndarë nga e fejuara, vetëm për shkak që të fillojë romancë me bukuroshen brune.

Por, në disa postime në rrjetin social Instagram, ishte Joni ai që fillimisht kishte demantuar lajmet për dyshen.

Foto: Instastory

“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Ju lutem mos përhapni lajme të pavërteta dhe të prishni reputacionin e njerëzve”, është shprehur Gjebra.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Zeneli, duke ndier keqardhje që duhet të shpjegoj se ata janë miq.

“Jon Gjebrea, faleminderit për këtë shpjegim. Më vjen keq që u desh të shpjegoni shoqërinë tonë prej 10 vitesh”, përfundoi Vildane.

Ditë më parë modelja kishte mohuar të jetë në lidhje dashurie, ndërsa spekulimet për të nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/