Modelja shqiptare Vildane Zeneli ishte e ftuar në shoun televiziv “Nd’rrimin e Natës”.
Ajo u pyet për shumë gjëra gjatë intervistës në Klan Kosova, e ndër to edhe për dashurinë. Gjatë Intervistës “Haje ose Thuaje”, bukuroshja u pyet se kush ishte i dashuri i saj i fundit?!
“Hmm, nuk kam folur kurrë dhe nuk dua të flas për të, prandaj po ha”, ka qenë fillimisht përgjigja e saj.
Por, më pas zeshkania ka treguar se ishte në lidhje përgjatë katër vjetëve të fundit.
“Kemi qenë katër vjet në lidhje e vitin e kaluar jemi ndarë. Por ende flasim sikur të ishim bashkë”, ka deklaruar Zeneli.
Ndryshe, Vildanen do ta shohim gjatë muajve të ardhshëm në projekte të ndryshme të modës.