Telegrafi

Vilanova kthehet pas tri javësh

Menaxheri blaugran këtë muaj u tërhoq nga posti pas kthimit të kancerit në gjëndrën pështymore pranëveshore, meqë iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike. Ndërkaq, shefi i klubit ka njoftuar se ai do të kthehet më shpejtë sa që është pritur.

“Ai do të kthehet në punë pas 15 ose 20 ditësh, mirëpo do ta vizitojë spitalin disa herë dhe do të pushojë”.

“Do ta kombinojë trajtimin me punën e tij. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i tij. Tash për tash, futbolli vjen në rend të dytë”, ka deklaruar Rosell. /Telegrafi/