Telegrafi

Vilanova i frustruar me kartonin e kuq

 Të gjithë menduan se Barcelona fitoi pas dy golave të shënuar nga Pedro dhe Messi, por ishte Sociedadi që u kthye fuqishëm pas kartonit të kuq të Piques.

“Edhe pse ka ekzistuar kontakti në atë karton të kuq, mund të them se në 200 raste tjera ka pasur ndërhyrje të njëjta”.

“Pas pjesës së parë, i thashë Piques të jetë i kujdesshëm, pasi ndërhyrja e radhës do të ishte i kuq. Fitorja e tyre është e merituar, por nuk erdhi pse ne luajtëm keq. Unë nuk kam pse t’i kritikoj lojtarët e mi”, ka thënë Vilanova. /Telegrafi/