Telegrafi

Vilanova do të operohet dhe trajtohet me kimioterapi

Trajnerit blaugran i është kthyer tumori në gjëndrën e pështymës, nga i cili është operuar në nëntorin e vitit të kaluar.

Në një komunikatë të klubit katalunas thuhet se 44-vjeçari do të tërhiqet nga futbolli një kohë për t’iu nënshtruar kimioterapisë dhe rrezatimit (pas operacionit) që do të zgjasë rreth gjashtë javë.

“Në procesin e monitorimit të gjëndrës parotide, ka pasur një përkeqësim të gjendjes së tij që kërkon ndërhyrje kirurgjike”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Strategu spanjoll do të operohet të enjten dhe pritet të qëndrojë në spital rreth katër ditë. /Telegrafi/