Telegrafi

Vilalobos vjen në Prishtinë! 20 BILETA FALAS shpërndahen nga ZoneClub dhe Telegrafi Events

Njëra ndër ngjarjet kryesore për festën e pavarësisë së Kosovës do të jetë performanca e Ricardo Villalobos dhe Sonja Moonear, e cila do të mbahet në Prishtinë.

Eventi për performancat e DJ’ve të famshëm tashmë është konfirmuar se do të mbahet më 16 shkurt, duke fituar interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e gjitha vendeve të rajonit. Vitin e kaluar,  performancën e Villalobos e kanë ndjekur më shumë se 2,000 të rinj – performancë e cila ka zgjatë deri në orët e mëngjesit.

Tani,  ZoneClub në bashkëpunim me Telegrafi Events kanë vendosur që të shpërndajnë 20 bileta falas përmes lojës shpërblyese në Facebook. E tëra që pjesëmarrësit duhet të bëjnë për të fituar një biletë për festën e madhe është t’ia bëni share këtij postimi (KUJDES : Postimi duhet të jetë publik dhe duhet ta keni like faqen Telegrafi Events).

 

 

Vlen të ceket se gara vlen deri me datën 14 shkurt, ndërsa performancës së Rciardo Villalobos & sonja Moonear do t’i paraprijnë edhe katër ‘pre-party’ në tri kryeqytete të ndryshme shqiptare – dy festa do të mbahen në Prishtinë, një në Tiranë dhe një në Shkup.

Pre-Party i parë do të jetë këtë vikend (28 janar) në Zone Club, më pas do të vazhdohet në Tiranë në “PeperOn” (4 shkurt), pastaj në “Bahnhof”, Prishtinë (10 shkurt) dhe ndeja e fundit do të jetë me 11 shkurt, në Shkup.

Në të gjitha këto mbrëmje pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë që të blejnë biletën kryesore për performancat e Ricardo Villalobos & Sonja Moonear me çmimin prej 7 eurove.

 

 

Me shumë info rreth eventit : https://www.facebook.com/events/1417607241585090/