Telegrafi

Villa Vodno e Pendarovskit hapi dyert për qytetarët

Kabinetin e kryetarit të Maqedonisë së Veriut, Vila Vodno, sot e vizituan një grup i mbi 50 qytetarëve, në kuadër të aktivitetit ‘Kabineti i hapur’.

Qytetarët kishin mundësi të takohen personalisht me kryetarin Stevo Pendarovski, të vizitojnë hapësirat ku zhvillohen takimet zyrtare si dhe dhomat ku organizohen ceremoni solemne, ngjarje apo konferenca për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vizitorët u njoftuan për historikun e objektit ndërsa aktiviteti i sotëm, që organizohet për herë të dytë, është në kuadër të projektit ‘Kabineti i hapur’, i cili do të jetë praktikë e rregullt.

Të gjithë qytetarët dhe organizatat e interesuara, me aplikim të mëhershëm në faqen zyrtare të kryetarit, ‘http://pretsedatel.mk/otvoren-kabinet/’, do të kenë mundësi të vizitojnë kabinetin e kryetarit, të ndajnë ide dhe propozime të tyre./Telegrafi/