Telegrafi

Vila superluksoze e rokerit të famshëm (Foto)

Rod Stewart është akomoduar në shtëpinë e tij të rinovuar. Në fakt është pak të quhet thjesht një shtëpi, sepse ajo është një super vilë.

Aty këngëtari do të jetojë së bashku me gruan e tij, ndërsa vila gjigante ka në ambientet e jashtme një gjelbërim që të qetëson sytë dhe mendjen.

Prona e 71-vjeçarit ka një pozicion të shkëlqyer dhe rrethohet nga lëndina, hokej mbi bar, kopshte me mure. Këngëtari ka marrë edhe një fushë të vogël për të luajtur futboll.

Lexo po ashtu Punët e mëparshme të këngëtarëve dhe arsyet pse u pushuan (Video)

Mesa duket Stweart ka dashur ta shikojë të kompletuar dhe të plotë shtëpinë e tij të re. Nuk i ka munguar asgjë, pothuajse ka arritur t’i përmbushë të gjitha gjërat që ka dashur. Vlera e saj ka qenë e madhe, plot 4.65 milionë dollarë.