Site icon Telegrafi

Vila përrallore dhe jeta luksoze e biznesmenit shqiptar që “drejtonte rrjetin e kokainës” (Foto/Video)

Rasti i biznesmenit shqiptar në Greqi që akuzohet se drejton rrjetin e kokainës, ka bërë bujë në opinionin publik.

Mediat greke po i kushtojnë tepër rëndësi rastit të shqiptarit Arian S. 54 vjeç, biznesmen nga Shqipëria dhe që zotëron një kompani të tregtimit të gazit natyror dhe karburanteve.

Ai jeton në Kavuri, lagje në periferi të Athinës, në një vilë luksoze.

Televizioni grek “Star” ka shkuar në rezidencën e biznesmenit shqiptar, duke parë nga afër vilën përrallore. Një shtëpi tepër luksoze në një nga zonat më të shtenjta të Athinë, makina dhe orendi luksoze, raporton ky televizion.

Para trupës gjykuese në Greqi, biznesmeni shqiptar nga Fieri mohoi që të ishte përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Ai tha se është president i një kompanie gazi në Shqipëri dhe është biznesmen i suksesshëm, kështu që s’ka nevojë të merret me trafik droge për të pasur të ardhura financiare.

Por, hetimet e autoriteteve greke dhe DEA-s amerikane thonë se Arian S. ishte “truri” i rrjetit të kokainës.

Hetuesit grekë thonë se kanë regjistruar biseda të anëtarëve të rrjetit të drogës me klientët. 54-vjeçari shqiptar kishte lidhje direkte me kartelin e drogës “Cali” në Kolumbi, e cila dërgoi në Ballkan kokainën të maskuar me logon e “PlayBoy”.

Bashkë me biznesmenin shqiptar, u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë dhe biznesmeni grek Sakis Karatzounis, biznesmen karburantesh gjithashtu dhe ish-president i ekipit të futbollit të Larisas. /tvklan.al

Exit mobile version