Telegrafi

Vila luksoze në ishullin në formë zemre del në shitje për 15 milionë dollarë (Foto)

Vila e arkitektit amerikan Frank Lloyd Wright ka dalë në shitje për një vlerë prej 14.9 milionë dollarësh.

“New York Times” shkruan se vila ndodhet në liqenin Mahopac të Nju Jorkut dhe ka një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë.

Vila posedon gjashtë dhoma gjumi, katër banje, dy shtëpi pritjeje dhe një sipërfaqe të gjelbër prej disa hektarësh.

E veçanta e kësaj vile është se ajo ndodhet në një ishull privat në formë zemre në Nju Jork.