Telegrafi

Viktoria Plzen vjen me bankat rezeve më interesante në botë, marrëveshje me kompaninë e birrës (Foto)

Klubi i njohur çek Viktoria Plzen ka arritur marrëveshje me kompaninë e birrës Gambrinus, ku banka rezervë e tyre do të duket në formë të saj.  

Nëse klubet e Ligës Premier qëndrojnë më lartë se të gjitha në botën e marketingut, kjo nuk do të thotë që klubet e tjera nuk e bëjnë.

Madje skuadra e njohur çeke Viktoria Plzen, mund tu dëshmojë të kundërtën që ka edhe mënyra tjera për të ardhur te parat.

Gjatë përurimit të tyre

Tifozët që do të jenë në Doosan Arena në sezonin e ri do të befasohen me bankat rezervë të klubit.

Klubi ka arritur marrëveshje me birrarinë lokale të Gambrinus, kubania rezervë do të marrë formë birre dhe do të ketë 14 ulëse.

“Këto janë mjaft unike dhe mund të them se nuk ka asnjë klub tjetër me këso dizajni” ka thënë menaxheri i përgjithshëm Adolf Sadek.

Pamje nga promovimi

Pamje e saj është me kënaçen birrës Gambrinus Full 12, e cila mbetet një nga pijet alkoolike më popullore dhe më të shitura në vend.

Cekia njihet për dashurinë që kanë ndaj birrës.

Ja si duket nga fusha

Janë dashur dy ton metal dhe 300 metra katrorë alumin për të ndërtuar të dy bankat rezervë. /Telegrafi/