Portali i njohur evropian “euractiv” shkruan se porositë e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, janë mbështetëse për partinë opozitare të Maqedonisë, por në kundërshtim me synimet evropiane për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Sipas portalit, qëndrimet e tij për këtë çështje janë në kundërshtim me anëtaret tjera demokristiane, madje edhe me ato të kryetarit të Partive Popullore Evropiane (PPE), për një “zgjidhje të pranuar dypalëshe” për çështjen e emrit.
Euractiv spikat faktin se të gjithë liderët politik evropian janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit, përpos Orbanit, respektivisht mbështet dështimin e bisedimeve./Telegrafi/