Ruben Amorim është trajner i ri i Manchester United, por rrugën e tij nuk do ta ndjek edhe ylli më i madh i Sporting Lisbonës.
Sipas gazetës portugeze Record, Viktor Gyokeres ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Man United vitin e ardhshëm.
Ai beson se emërimi i Ruben Amorimit për t’u bërë trajneri i tyre i ri është e vetmja gjë pozitive që po ndodh për klubin anglez.
Gyokeres thuhet se nuk është i bindur nga projekti i vazhdueshëm i Djajve të Kuq dhe nuk beson se ata mund t’u japin atij atë që ai dëshiron.
26-vjeçari ka shijuar formën e tij më të mirë nën drejtimin e Amorimit në Sporting, por së fundmi ka lënë të kuptohet se nuk ka menduar t’i bashkohet në Old Trafford.
26-vjeçari është duke kaluar nëpër një sezon të mrekullueshëm, ku ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 16 ndeshje në të gjitha garat.
Interesim për reprezentuesin portugez kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Arsenal, Barcelona e Chelsea. /Telegrafi/